Mësoni gjithçka që duhet të dini rreth uebsajtit Pyetje.net.
Nëse ende keni nevojë për ndihmë, na kontaktoni: info@pyetje.net
Pyetjet më të shpeshta
A mund të bëj pyetje pa regjistrim?
Jo, duhet të regjistroheni në platformë për të postuar pyetje dhe për të marrë pjesë në diskutime.
Qysh e fitoj verifikimin?
Na kontaktoni në info@pyetje.net, verifikimi është falas.
Qysh ta bëj një pyetje të mirë?
Për të bërë një pyetje të mirë, sigurohu që ajo të jetë e qartë, e fokusuar dhe e lidhur ngushtë me temën e platformës. Përdor një titull të saktë dhe të kuptueshëm, shpjego problemin ose pyetjen në mënyrë të detajuar, duke përfshirë çdo informacion të nevojshëm që mund të ndihmojë të tjerët të kuptojnë më mirë. Po ashtu, përpiqu të përfshish hapa ose përpjekje që ke bërë për të zgjidhur problemin përpara se të kërkosh ndihmë.
Për çfarë tema mund të bëj pyetje?
Pyetjet që kërkojnë punë shtesë ose që nuk janë të përshtatshme për këtë faqe mund të pezullohen nga adminët ose nga anëtarët me përvojë të komunitetit. Gjatë kohës sa janë të pezulluara, ato nuk mund të marrin përgjigje, por mund të redaktohen për t'u bërë të pranueshme për rishikim.
Çfarë lloje pyetjesh s'duhet të bëj?
Shmang pyetje të përgjithshme, paqarta, subjektive ose jashtë temës kryesore. Mos postoni përmbajtje ofenduese, spam ose materiale diskriminuese dhe redaktoni pyetjet për qartësi, që t'i kuptojë komuniteti.
Çka janë pikët e fituara?
Pikët e fituara merren varëisht prej aktivitetit. Mund të fitosh pikë nëse përgjigjesh, në ta votojnë pyetjen, nëse bën referime etj.
Çka janë titujt?
Titujt kallëzojnë për aktivitetin dhe përvojën e përdoruesit. Sa pikë ke, fiton titull të ri.
Çka nëse e editoj pyetjen ose përgjigjen?
Duhet të presësh derisa administratorët e faqes ta aprovojnë.
Çka të bëj kur dikush përgigjet në pyetjen që kam bërë?
Kur dikush të përgjigjet në pyetjen tënde, mund të falënderosh ata për ndihmën dhe të shprehësh mirënjohje.
Nëse përgjigja është e dobishme, mund ta vlerësosh me "votim lart" (upvote). Nëse përgjigja ka zgjidhur problemin ose pyetjen, mund ta shënosh si "best answer" për të ndihmuar të tjerët që të gjejnë përgjigjen më lehtë. Nëse ke nevojë për më shumë sqarime, mos hezito të pyesësh sërish.
Nëse përgjigja është e dobishme, mund ta vlerësosh me "votim lart" (upvote). Nëse përgjigja ka zgjidhur problemin ose pyetjen, mund ta shënosh si "best answer" për të ndihmuar të tjerët që të gjejnë përgjigjen më lehtë. Nëse ke nevojë për më shumë sqarime, mos hezito të pyesësh sërish.